Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar.
Përveç suksesit në karrierë dhe harmonisë familjare, ata kanë edhe një veçanti që rrallë haset te çiftet, shkruan InfoKosova.
Ndonëse Arbana është më e madhe në moshë se bashkëshorti i saj, diferenca mes tyre nuk ka qenë asnjëherë pengesë në historinë e tyre të dashurisë.
Arbana ka lindur më 7 maj 1983, ndërsa Eduarti më 7 maj 1989, çka nënkupton se moderatorja është gjashtë vite më e madhe se partneri i saj.
Por bukuria e vërtetë e kësaj historie qëndron te fakti se të dy festojnë ditëlindjen në të njëjtën datë – më 7 maj.
Ky rast i veçantë i bën ata një nga çiftet më interesantë të showbizit shqiptar.
Prej vitesh, Arbana dhe Eduarti kanë ndërtuar një familje të bukur së bashku, ndërsa shpesh ndajnë me ndjekësit momente nga jeta e tyre private, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive.
Historia e tyre dëshmon se mosha është thjesht një numër, ndërsa mirëkuptimi, respekti dhe dashuria mbeten themeli i një marrëdhënieje të fortë dhe të qëndrueshme./InfoKosova/
