Selin Bollati dhe Gëzim Blakaj vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së publikut edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 5”, ku lindi historia e tyre e dashurisë.
Që prej daljes nga shtëpia më e famshme në vend, ndjekësit kanë treguar interes të madh për të mësuar më shumë rreth raportit të çiftit dhe zhvillimeve në jetën e tyre personale.
Së fundmi, fituesja e edicionit të pestë të BBV ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë në rrjetet sociale.
Në një postim në “Instastory”, Selin ka publikuar një promo video klipi ku shfaqen të dy së bashku duke kalëruar dhe në sfond dëgjohet kënga e famshme e Rezarta Shkurtës: Dj.
Krahas videos, Selin shkruan se së shpejti diçka do të publikohet dhe me siguri bëhet fjalë për ndonjë bashkëpunim mes çiftit dhe Rezarta Shkurtës.


