Selin dhe Gimbo i bëjnë ftesën epike Rogertit në dasmën e sotme: Xhaxhi Gerti..

Një dasmë që pritet të mbetet në histori, por jo për arsye të zakonshme!

Selin dhe Gimbo, dy figura të njohura nga “Big Brother VIP Albania”, kanë gjetur një mënyrë të veçantë për të ftuar xhaxhi Gertin në dasmën e tyre. A do të arrijë ai të përballojë këtë ftesë të papritur?

Ftesa e dasmës ka bërë xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale, duke shkaktuar të qeshura dhe reagime të shumta. Selin dhe Gimbo e kanë bërë këtë moment të paharrueshëm duke e shndërruar në një situatë komike, e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut. Ajo që e bën këtë ftesë të veçantë është forma e saj e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë.

Ftesa e dasmës:

I panderuar, jo zotëri, xhaxhi Gerti,

Duke uruar që udhëtimi yt mbrëmë Tiranë-Londër të ketë shkuar mirë, të njoftojmë me keqardhje që ne po martohemi në shtëpinë që ti vendose të lije mbrëmë.

Në këto kushte, jeni i lutur të ndizni TV në dy kanalet BBVA 1 dhe BBVA 2 dhe të ndiqni kurorëzimin e dashurisë sonë.

Urojmë dashuria jonë të të frymëzojë dhe të të bëjë të ndjehesh më pak keq për veten tënde që nuk u bëre njeri i mirë kurrë.

Gjithsesi të përshëndesim nga shtëpia jonë më e famshme, që po ëndërroje të dilje i fundit.

Me shumë urrejtje, shporru!

Gimbo dhe Selin

Teksa Rogerti lexonte ftesën, të pranishëm ishin Miri, Juela dhe Tani, që gjithashtu u shkrinë së qeshuri.

Nga Rubrika