Gimbo, ka ndarë së fundmi një moment shumë të ëmbël me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në Instastory, ai ka publikuar një foto mjaft të ngrohtë ku shfaqet i buzëqeshur mes dy njerëzve shumë të rëndësishëm për të: nënës së tij dhe partneres, Selin.
Krahas këtij imazhi të bukur, ai ka vendosur një mbishkrim të shkurtër por mjaft domethënës, “Familja:.
Çifti shumë i dashur për publikun po kalon disa ditë të bukura në Kosovë.
Më konkretisht, ata ndodhen në Istog, në vendlindjen e Gimbos.
Për t’iu bashkuar partnerit të saj dhe për të kaluar kohë me familjen e tij, bukuroshja nga Tirana, Selin, ka udhëtuar ditën e sotme drejt Kosovës./Prive By Liberta Spahiu
