Së fundmi, thashethemet për një krisje mes Selinit dhe DJ Gimbon kanë qenë në qendër të vëmendjes, duke ngritur pyetje për qëndrueshmërinë e marrëdhënies së tyre.
Megjithatë, një publikim i fundit i çiftit duket se hedhi poshtë këto spekulime, duke treguar se gjithçka është në rregull mes tyre.
Selin ka ndarë një fotografi të bukur me DJ Gimbon, e cila është realizuar në një ashensor, ku të dy duken të lumtur dhe të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit.
Fotografia është shoqëruar me një mbishkrim intriguese nga Selin: “Mirëmëngjes o këndez, ku po shkojn këta t’dy këtë mëngjes?”, duke sugjeruar se ata janë në një moment të veçantë së bashku.
Kjo paraqitje e përbashkët duket se është një përgjigje e qartë ndaj zërave të ndryshëm që kanë qarkulluar për marrëdhënien e tyre, duke treguar se ajo vazhdon të jetë e fortë dhe e qëndrueshme.
Selin dhe DJ Gimbo, të cilët janë bërë të njohur për ndarjen e momenteve të tyre të lumtura me ndjekësit, nuk kanë dhënë ndonjë reagim publik për thashethemet, por kjo fotografi flet vetë.
Me këtë veprim, ata tregojnë se janë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, pavarësisht zërave që mund të jenë përhapur në media.
