Selvija, bashkëshortja e këngëtarit tashmë të ndjerë, Shpat Kasapi, ka bërë të mundur publikimin e një kënge të papublikuar më parë, të cilën artisti ia kishte dedikuar nënës së tij.
Pas ndarjes nga jeta të Shpatit, ajo është angazhuar që projekti muzikor të finalizohet dhe të publikohet, duke e konsideruar këtë si një dhuratë të veçantë për nënën e këngëtarit.
Selvija është kujdesur gjithashtu për realizimin e një fotografie simbolike, ku Shpati paraqitet me krahë engjëlli, teksa përqafon të ëmën, duke i dhënë projektit një dimension emocional dhe përkujtues.
Kënga tashë është në të gjitha platformat./kosovarja
