Web Analytics
E enjte, 26 Shkurt, 2026
10 C
Pristina

Sevdai Radogoshi feston ditëlindjen, nuk do besoni sa vite mbushi!

Aktori legjendar kosovar, Sevdai Radogoshi, ka festuar sot 68-vjetorin e lindjes, një moment që e ka shënuar me humor dhe pozitivitet, siç e ka bërë gjithmonë.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, ai ka ndarë me ndjekësit e tij këtë ditë të veçantë, duke treguar se edhe në këtë moshë, energjia e tij mbetet e papërmbajtur.

“Sot i mbusha rrumullak 68 vjet te bota, Pa me majt kërkush hehehe…”, ka shkruar Radogoshi, duke e ilustruar edhe një herë se si humorin e tij e ka shoqërues të pandarë në çdo hap të jetës.

Kjo është një dëshmi e qartë e karakterit të tij të veçantë dhe tërheqës.

Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në art, Radogoshi është bërë një figurë e njohur për rolet e tij të paharrueshme në skenë dhe televizion.

Publiku shqiptar e ka pritur gjithmonë me duar të hapura, duke e konsideruar atë si një nga aktorët më të dashur.

Me dekada të tëra përkushtim në fushën e artit, ai ka sjellë humor dhe emocione në çdo paraqitje të tij. Radogoshi ka arritur të krijojë një lidhje të veçantë me publikun, duke e bërë atë një ikonë të vërtetë të kulturës shqiptare.

Nga Rubrika