Shkëputja e papritur mes Shëndrit Lumi dhe Gresa Gashi

Dikur ishin të pandarë, por tani miqësia mes Shëndrit Lumit dhe Gresa Gashit ka marrë një kthesë të papritur.

Pas një periudhe të gjatë ku ndanin me publikun momente të veçanta, dyshja tani duket se ka vendosur të ndajnë rrugët e tyre. Kjo ndarje ka ndodhur që disa muaj, por vetëm tani është bërë publike.

Shëndriti vetë ka pranuar distancimin e tyre në një vlog të publikuar në YouTube, duke zbuluar se marrëdhënia mes tyre ka ndryshuar ndjeshëm.

Një tjetër tregues i kësaj ndarjeje është fakti se ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, një veprim që zakonisht tregon për një distancë të ndjerë mes miqve.

Edhe pse miqësia e tyre ka marrë fund, të dy vazhdojnë të jenë aktivë në ekranin televiziv, por nën logo të ndryshme, duke treguar se karrierat e tyre nuk janë ndikuar nga ndarja personale.

Arsyet e vërteta pas kësaj ndarjeje mbeten ende të paqarta, duke lënë hapësirë për spekulime dhe pyetje nga publiku.

Me kalimin e kohës, ndoshta do të mësojmë më shumë rreth asaj që ndodhi mes dy ish-banorëve të BBV, por për momentin, misteri vazhdon të mbetet i pazgjidhur.

Shëndriti dhe Gresa, dy figura të njohura në botën e showbiz-it, tani përballen me një situatë të re, e cila mund të ketë pasoja për të dy në të ardhmen.

Nga Rubrika