Web Analytics

Shkoi në spital për t’u bërë nënë e një fëmije, i lindi pesë vajza

Botuar nga: InfoKosova

Në Ambikapur të Indisë, një grua që mendonte se ishte shtatzënë me një fëmijë, ka qenë më se e befasuar me lindjen e pesë vajzave.

Kur Manita Kumar u dërgua në spital, në javën e 26-të të shtatzënësisë, kujtonte se mund të ndodhte më e keqja, sepse para dy vitesh e kishte humbur fëmijën e saj të parë.

Manita ishte shqetësuar në fillim kur nisi lindjen dy muaj para kohe, por 26-vjeçarja lindi pesë vajza të papritura më 2 prill në një spital në Ambikapur, India, raporton Times of India.

Të gjithë pesë bebat peshonin afërsisht rreth 1Kg në momentin e lindjes.

Burrin e Kumar-it, Umesh, i tha TOI-se se ata ndjeheshin “shumë të bekuar” që kishin të gjithë këto fëmijë, pasi Manita kishte lindur një djalë dy vjet më parë, i cili vdiq shkurt pas lindjes.

Çifti nuk kishte mundur ta bëj një ultrazë këtë herë dhe Manita ndjehej krejt normale gjatë kohës së shtatzënisë, prandaj nuk kishte asnjë arsye për të besuar se ishte shtatzënë me më shumë se një fëmijë të shëndetshëm.

Me t’i nxjerrë vajzën e parë, mjekët kanë mbetur të mahnitur edhe me katër vajza tjera që kanë lindur në mënyrë natyrale, brenda gjysmë ore.

Një përditësim më i ri nga TOI tregon se e ëma është ndalur më pas në spital, bebat mbeten në Kujdes Intensiv Neonatal.

Katër prej tyre vuajnë nga ikterus dhe ka shqetësime për madhësinë e tyre.

Prindërit ishin të shqetësuar se si do të mund të përkujdeseshin financiarisht për foshnjat dhe të gjitha faturat mjekësore, por Administrata e Rajonit të Ambikapur do të ofrojë ndihmë financiare familjes.

Ndërkohë, prindërit pranojnë se kanë ngatërruar emrat e vajzave, të cilat quhen Jiya, Jjanv, Jyoti, Jigayasa dhe Janya.

Fat i mirë për këtë familje që papritur u bë e madhe!

Të FUNDIT