Web Analytics
E enjte, 12 Shkurt, 2026
7.2 C
Pristina

Shkumbin Istrefi reagon ashpër për mospropozimin e Fatmir Spahiut për Ministër të Kulturës

Aktori i njohur Shkumbin Istrefi ka shprehur një reagim të fortë lidhur me propozimin e fundit të Qeverisë, ku emri i Fatmir Spahiut, një figurë e njohur në botën e artit, nuk u përfshi si kandidat për Ministër të Kulturës.

Reagimi i Istrefit vjen në një moment delikat për kulturën dhe artin në vend, ku ai thekson se kishte mirëpritur kandidimin e Spahiut për këtë post të rëndësishëm.

 Postimi i plote: E kam pase mireprite kandidimin e aktorit tone te mirenjohur Fatmir Spahiu per Minister te Kultures, ne propozimet e kaluara te Qeverise, edhe pse dihej qe nuk do te votohen.

Poashtu e kam pase vleresu edhe me shume pranimin e ofertes nga Fatmiri, edhe pse edhe ai e ka ditur qe ato Qeveri nuk do te zgjidhen.

Propozimi i Qeverise sot, pa emrin e Fatmir Spahiut ishte, me se buti thene, deshperues.
Nuk kam asnje kundershtim ndaj zonjes se propozuar, por nuk eshte etike kjo. Te keqperdoret reputacioni i njerit prej aktoreve me te popullarizuar nder ne, eshte deshperuese.

Fatmiri do te mbetet aktor e artist me vlera pergjithmone, ndersa politika vazhdon te mbetet e flliqt. Sa me larg saj.

Nga Rubrika