Vdekja tragjike e dizajnerit të njohur Festim Isufi ka tronditur mbarë opinionin publik.
Reagimet për ndarjen nga jeta të tij kanë qënë të shumta nga miq, kolegë e dashamirës të artit, të cilët e kujtojnë atë si një njeri me një shpirt të bardhë dhe një vizion kreativ që ndryshoi peisazhin e modës në vend.
Një nga miqtë më të afërt të Festimit, Krenar Shala, u shpreh se nuk do ta kishte imagjinuar kurrë se telefonata e tij në mëngjes do të ishte e fundit. “Për mua, Festimi nuk ishte vetëm shok, por një frymëzim, një shpirt i bardhë dhe një talent i rrallë,” tha ai me dhimbje.
”Lamtumirë festim shoku…Son në mëngjes folëm si gjithmonë,, kurrë s’e imagjinova se do të ishte hera e fundit, nuk po gjej fjalë të pranoj që ti nuk je në mes nesh.
Ishe jovetëm shok i mirë, por edhe një frymëzim- një dizajner me shpirt të madh e talent të rrallë.Me ty ndanim endrrë, qeshje, plane.. dhe tani ndjej një mungesë të thellë. Do të më mungosh cdo ditë.
U prehsh në paqe, e Allahu të shpërbleftë me Xhenet” ka shkruajtur ai krahas fotove me të.
