Si dy pika uji! Einxhel tregon ngjashmërinë e pabesushme me djalin e saj

Einxhel Shkira është gjithmonë shumë aktive në rrjetet e saj sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit momente të ëmbla nga jeta e saj e përditshme dhe familja.

Së fundmi, ajo ka bërë një postim mjaft simpatik në Instastory për t’u dhënë fund komenteve dhe debateve të lezetshme se kujt i ngjan fëmija.

Në foton e publikuar, Einxhel ka bërë një krahasim të drejtpërdrejtë duke ndarë një imazh të djalit të saj, Trev, në anën e majtë, dhe një foto të fëmijërisë së saj në anën e djathtë.

Ngjashmëria mes të dyve është vërtet e jashtëzakonshme, aq sa nënë e bir duken si dy pika uji.

Për të theksuar këtë fakt, ajo e ka shoqëruar kolazhin me mbishkrimin me nota humori: “Kur thonë që Trev i ngjan babit”, duke treguar qartë se i vogli është fiks si e ëma kur ka qenë në atë moshë.

Kujtojmë se Einxhel dhe partneri i saj, DJ Dagz, kanë krijuar një familje shumë të bukur dhe janë prindër të lumtur të dy djemve, Trev dhe Kres.

Edhe pse debatet se tiparet e kujt kanë trashëguar fëmijët janë të pashmangshme, me këtë fotografi të fundit Einxhel e ka “fituar” pa diskutim argumentin për djalin e madh! /Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika