Marigona Krasniqi, modelja e njohur dhe bashkëshortja e boksierit të suksesshëm shqiptar Robin Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit e saj një detaj mjaft interesant dhe të ëmbël nga gjenet familjare.
Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ajo ka zbuluar ngjashmërinë e jashtëzakonshme që djali i saj i madh, Meyson, ka me gjyshin e tij.
Në foton e postuar në Instastory, Marigona ka bërë një kolazh ku nga njëra anë shihet babai i saj në moshë të re dhe nga ana tjetër portreti i vogëlushit Meyson.
Ngjashmëria mes të dyve është aq e madhe saqë të jep përshtypjen e një fotoje të vetme të realizuar në kohë të ndryshme.
Tiparet e fytyrës, shikimi dhe buzëqeshja e djalit duken fiks si ato të gjyshit të tij.
Për ta përforcuar këtë ngjashmëri, modelja ka vendosur sipër fotos mbishkrimin “Babi & Meyson”, duke e shoqëruar me hashtagun “binjakë identikë”.
Ky postim tregon qartë se vogëlushi ka trashëguar në mënyrë perfekte gjenet e familjes së mami Marigonës, duke u kthyer në një kopje të gjallë të gjyshit të tij. /Prive By Liberta Spahiu
