Web Analytics
E shtunë, 11 Tetor, 2025
9.7 C
Pristina

Si e gjeti gazetarja qetësinë shpirtërore në Zotin pas një periudhe të errët

Gazetarja e njohur, Vesa Rama-Ago, ka ndarë një histori prekëse nga jeta e saj, duke zbuluar se si përballja me depresionin e ka çuar drejt një rrugëtimi shpirtëror të thellë.

Në emisionin “Kosova Today”, ajo tregoi se periudha e saj më e errët, e cila zgjati pesë deri në gjashtë muaj, e detyroi atë të kërkonte ndihmë profesionale, por gjithashtu e çoi drejt një zgjidhjeje që e gjeti te Zoti.

“Kam pasur konsultime me psikologë dhe psikiatristë, të cilët më kanë përshkruar medikamente. Megjithatë, kur kam shkuar te një farmacist profesionist, ai më tha se ato medikamente nuk ishin të përshtatshme për moshën time,” kujton ajo.

Rama-Ago theksoi se qetësinë shpirtërore e gjeti veçanërisht nëpërmjet rukjeve, një praktikë që e ndihmoi të rikuperohej nga gjendja e saj depresive.

Ajo gjithashtu ndau disa mendime mbi faktorët që mund të kontribuojnë në zhvillimin e depresionit, duke përmendur dhunën në familje si një nga shkaqet kryesore.

“Nuk mund të them se kush është më i prekur, por është e qartë se shumë gra në Kosovë përballen me dhunë, e cila shpesh kalon në depresion,” shprehet ajo, duke theksuar se situata është e ndërlikuar.

Rama-Ago theksoi se ndonjëherë, sjelljet e burrave mund të jenë gjithashtu një faktor që ndikon në depresionin e grave, duke krijuar një cikël të vështirë për t’u thyer.

“Të dyja palët, burra dhe gra, mund të jenë shkaktarë të depresionit të njëri-tjetrit, duke e bërë këtë një problem të ndërlikuar që kërkon vëmendje dhe zgjidhje,” përfundon ajo, duke inkurajuar një dialog më të hapur mbi këtë çështje të rëndësishme.

PROMO

Nga Rubrika