E premte, 20 Shtator, 2024
14.4 C
Pristina

Si hyri aeroplani i Air Serbia në pistën e Aeroportit të Prishtinës?

Kompanisë ajrore, Air Prishtina i ka dal telashe me aeroplanët me të cilët operon zakonisht.

Kjo kompani për disa fluturime i ka kërkuar huazim një kompanie lituaneze.

Kjo kompani siç mëson Gazeta Insajderi ka sjell aeroplan nga Serbia.

Udhëtimet e datës 31.05.2024 u bën nga Baseli në Prishtinë me aeroplan të Air Serbia.

Kompania “Air Prishtina“, nuk i ka kushtëzuar kompanisë lituaneze që të mos sjell aeroplan nga Serbia. Prandaj edhe erdhi deri tek hyrja e Air Serbia në pistën e Aeroportit të Prishtinës.

Në disa foto të siguruara shihet se qytetarët kanë udhëtuar me “Air Serbia”.

Insajderi lidhur me këtë ka kërkuar sqarime nga “Air Prishtina”, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Nga Rubrika