Duket se dramat e “Big Brother” nuk përfundojnë kurrë me fikjen e dritave të shtëpisë më të famshme.
Pas finales së madhe, inatet e vjetra kanë shpërthyer në prapaskenë dhe këtë herë protagonistë janë Ilir Vrenozi dhe Miri.
Në një intervistë të fundit për “Top News”, ish-banori Ilir Vrenozi ka hedhur dritë mbi një përplasje të ashpër dhe aspak miqësore që ka ndodhur mes tij dhe finalistit të formatit, një debat që ka agravuar deri në ofendime dhe kërcënime serioze.
Sipas Ilirit, tensioni ka nisur menjëherë pas finales kur Miri i është drejtuar duke i tundur gishtin.
Vrenozi rrëfeu se u bë aq me nerva sa ishte gati t’i kafshonte gishtin nga inati, por vendosi të tërhiqej momentalisht.
Megjithatë, situata u përshkallëzua më vonë gjatë një kokteji të organizuar post-Big Brother.
Miri ka shkuar drejt tij për t’i kërkuar llogari me ngulm se përse Iliri vendosi të mbështeste Selinën dhe jo atë.
Iliri nuk ia ka kursyer realitetin në sy, duke i thënë hapur se Miri u bë thjesht një “ushtar i Rogertit” dhe me veprimet e tij ia dhuroi vetë fitoren Selinës, duke mos sulmuar kundërshtarët e duhur.
Kulmi i kësaj përplasjeje ka arritur kur kanë nisur ulërimat. Iliri ka zbuluar detajin shokues ku Miri i është drejtuar me fjalët: “Do të zhduk, do të zhduk”.
Përplasja ka qenë aq e fortë sa është dashur ndërhyrja emergjente e badigardëve për t’i ndarë fizikisht në sy të Arbrit dhe Monikës.
Ndërkohë që Iliri thekson se pavarësisht gjithçkaje ai është njeri që fal, këtë herë duket qartë se rivaliteti ka kaluar çdo limit të një loje televizive. /Prive By Liberta Spahiu