Si rrallëherë, Gold AG shfaqet me gruan, pamje për të mos u humbur

Reperi Gold AG është ndër figurat publike që preferon ta mbajë larg vëmendjes jetën private.

Për këtë arsye, paraqitjet e tij me bashkëshorten janë të rralla në rrjetet sociale.

Ermira, bashkëshortja e reperit, nuk shfaqet shpesh në publikimet e tij, ndërsa çifti njihet për ruajtjen e privatësisë familjare.

Megjithatë, së fundmi ajo ka ndarë një fotografi pranë Gold AG.

Pamja është realizuar gjatë një darke shoqërore, ku të dy janë shfaqur në një atmosferë të qetë. Ermira është paraqitur me një stil elegant, ndërsa fotografia ka sjellë një moment të rrallë nga jeta e çiftit./kosovarja

Nga Rubrika