Kongresisti amerikan George Latimer ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në New York, ku diskutuan për mënyrat se si Shtetet e Bashkuara mund të kontribuojnë në forcimin e sigurisë dhe sovranitetit të Kosovës.
Latimer e përshkroi takimin si një mundësi të shkëlqyer për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes amerikane për Kosovën në këtë periudhë të ndjeshme.
“Në New York pata mundësinë të takohem me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar se si Shtetet e Bashkuara mund ta ndihmojnë vendin e tij në sigurinë dhe sovranitetin e tij”, ka shkruar Latimer në një postim në rrjetet sociale.
Takimi u përmbyll me një moment simbolik, ku Latimer pranoi një koleksion pullash përkujtimore, të cilat shënojnë 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara. Kjo dhuratë simbolizon lidhjet e forta mes dy vendeve.
“Ishte një takim produktiv, i cili u përmbyll me dhurimin e një koleksioni pullash përkujtimore të 250-vjetorit, që simbolizojnë festimet e pavarësisë së vendit tonë, ndërkohë që ne mbetemi partnerë në luftën e Kosovës për pavarësinë e saj”, ka theksuar ai.
Ky takim vjen në një kohë kur Kosova po përballet me sfida të shumta në fushën e sigurisë, dhe mbështetje nga SHBA është jetike për stabilitetin e rajonit.
Latimer, si një zë i rëndësishëm në Kongresin amerikan, ka shprehur vazhdimisht angazhimin e tij për të mbështetur Kosovën dhe për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai beson se bashkëpunimi i ngushtë është çelësi për të ardhmen e sigurt të Kosovës.