Të gjithë e dimë se dasmat shqiptare kanë atë energjinë e vet të veçantë, por kur në skenë ngjitet Sinan Hoxha, atmosfera garantohet se do të jetë në kulm.
Së fundmi, gjatë një performance live në një dasmë, këngëtarit të njohur i ndodhi një nga ato të papriturat që çdo artist i druhet në skenë.
Teksa Sinani u bë gati të niste këngën, ai afroi mikrofonin te goja për të kënduar, por nga mikrofoni nuk doli asnjë zë.
Në vend që të hutohej apo të priste i bllokuar, ai reagoi me instinktin e tij i udhëhequr nga adrenalina e momentit, Sinani e gjuajti tutje mikrofonin.
Dikush nga stafi reagoi me shpejtësi dhe i zgjati menjëherë një mikrofon tjetër. Pa e prishur fare ritmin dhe pa lejuar që energjia në sallë të binte qoftë edhe për një sekondë, ai e mori mikrofonin e ri dhe filloi me këngë e batutë: “O Sinan Hoxha jo nuk e ndal!”
Në fund të fundit, Sinani tregoi se për një artist me përvojë, asnjë defekt teknik nuk mund ta fikë atmosferën!/Prive By Liberta Spahiu