Gara drejt finales së “Big Brother VIP Albania 5” po bëhet gjithnjë e më e ashpër, dhe debatet mbi banorët që meritojnë të prekin podin final kanë përfshirë jo vetëm shikuesit, por edhe personazhet e njohur.
Së fundmi, aktori i njohur dhe ish-finalisti i BBVA 3, Julian Deda, ka ngritur një sondazh në llogarinë e tij në Instagram, duke vënë përballë njëra-tjetrës dy nga vajzat më të komentuara të këtij edicioni: Brikenën dhe Selinën.
Pyetja për ndjekësit ishte mjaft e drejtpërdrejtë: “Cilën shihni në finale??”.
Në këtë votim masiv online, i cili zgjati 24 orë, morën pjesë mbi 30 mijë ndjekës, duke treguar një interes të jashtëzakonshëm për dinamikat e shtëpisë.
Rezultatet kanë folur qartë në favor të Selinës, e cila ka arritur të grumbullojë 57% të votave (mbi 17,400 vota), duke lënë pas Brikenën me 43% (rreth 13,200 vota).
Duke publikuar shifrat përfundimtare, Juli e ka shoqëruar foton me një mbishkrim që vulos rezultatin e ndjekësve të tij:
“Nga sondazhi im 24 orësh, modest dhe pa pretendime, në finale shkon Selin…!”.
