Sipas burimeve për Revista Class, Vasili është përjashtuar nga programi, pas një situate të ndodhur gjatë regjistrimit në studio, ku ai ka puthur në buzë një prej konkurrenteve.
Nuk bëhet fjalë për një romancë mes tyre, por për një veprim të papritur dhe të beftë.
Ngjarja thuhet se ka krijuar tension dhe ka lënë të shtangur të pranishmit, përfshirë edhe vajzën në fjalë.
Pikërisht këtu, produksioni ka vendosur të ndërhyjë dhe të marrë masën e largimit të tij nga “Për’puthen”, duke e konsideruar situatën të rëndë dhe të papranueshme.
Për momentin, detaje të tjera nuk janë bërë publike.
Mbetet për t’u parë si do të trajtohet ngjarja në episodet në vijim.
