Soni Malaj ironizon largimin e Jonida Maliqit nga ferma!: “Kam qarë gjithë natën për ty”

Largimi i papritur i Jonida Maliqit nga “Ferma VIP” ka lënë pas jo vetëm pikëpyetje të shumta mbi arsyet e vërteta, por ka ndezur menjëherë edhe ironitë mes banorëve të mbetur.

Të nesërmen në mëngjes, dinamikat kanë ndryshuar dhe vëmendjen e ka marrë një “përplasje” e lehtë, por e mbushur me sarkazëm mes Soni Malajt dhe Sara Karajt.

Këngëtarja nuk e ka lënë pa komentuar daljen e Jonidës, duke zgjedhur të “thumbojë” drejtpërdrejt Sarën, e cila kishte një raport më të afërt me të.

Teksa ndodheshin në oborrin e fermës, Soni ka gjetur momentin për të lëshuar një batutë mjaft ironike drejtuar Sarës lidhur me këtë situatë:

“Kam qarë gjithë natën për ty!” Kjo fjali, e thënë me doza të forta humori dhe ironie, tregon qartë se fermerët po e kalojnë me sportivitet dhe sarkazëm largimin e këngëtares.

Ky moment ka mjaftuar që rrjeti të reagojë, duke treguar se pas çdo largimi, aleancat dhe raportet në fermë marrin një tjetër rrjedhë dhe “thumbimet” bëhen gjithnjë e më të drejtpërdrejta.

Nga Rubrika