Real Madrid dhe Barcelona nuk zhgënjejnë kurrë kur përballen mes tyre.
Pjesa e parë në “El Clasico-n” e sotme, e cila po luhet në “Santiago Bernabeu”, është mbyllur 2-1 për madrilenët.
Në minutën e tretë pasti një kontakt në zonë mes Lamine Yamal dhe Vincius Junior, arbitri kryesor i takimit, Cesar Soto Grado, drejtoi gishtin nga penalltia fillimisht.
Më pas, me ndërhyrjen e VAR-it, arbitri shkon të shohë pamjet në ekran dhe anullon vendimin e mëparshëm: Nuk ka penallti. SHIKORASTIN
Në minutën e 12-të, Kylian Mbappe shënoi një supergol me një goditje të fuqishme nga distanca, por festa e francezit shkon më kot, pasi goli u anullua për pozicion jashtë loje.
Siç duket edhe nga pamjet është një pozicion jashtë loje milimetrik.

Në minutën e 22-të, pas një topi të mrekulleshëm të marrë nga Jude Bellingham, Kylian Mbappe nuk ka sesi të gabojë dhe dërgon topin në rrjetë.
Në minutën e 38-të, Arda Guler humbet topin në zonë, Marcus Rashford asiston, Fermin Lopez tund rrjetën, 1-1.
Megjithatë, madrilenët nuk u demoralizuan aspak dhe rigjetën avantazhin në minutën e 42-të.
Vinicius nga e majta i bën spektakël Jules Kounde dhe kroson në zonë, Miliato asiston me kokë, Jude Bellingham i harruar nga katalanasit, shtyn topin në rrjetë.
Pjesa e parë mbyllet 2-1 për “Los Blancos”.