E shtunë, 10 Maj, 2025
10.6 C
Pristina

Stilist mode – Kush është 34-vjeçari që u gjet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë?

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Një rast tragjik ka ndodhur sot në kryeqytet, ku Gazeta Sinjali raportoi detaje se një grua është plagosur me thi*kë nga partneri i saj, i cili më pas është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Siç raportoi Sinjali, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:08 është pranuar një informatë për një incident të dhunshëm që ka ndodhur në rrugën “B”, afër ordinancës stomatologjike “Alba Dent”.

Sinjali mëson se gruaja është Rina Isufi, rreth 31-vjeçare e cila dyshohet se është the*rur me thi*kë në dorë nga bashkëshorti i saj, Festim Isufi. Ajo është takuar nga njësia policore dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Burimet tona konfirmojnë se e lënduara është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, i dyshuari, Festim Isufi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “B”, tek ndërtesa “Dervisholli”, kati i gjashtë, hyrja 18. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen.

Kush ishte Festim Isufi?

Gazeta Sinjali mëson se Festim Isufi me profesion ka qenë dizajner, i cili edhe ka pasur një butikë fustanesh.

Ai ishte stilisti i parë shqiptar që prezantoi koleksionin e tij prej 20 veshjeve “Haute Couture” në Javën e Modës në Paris.

Përveç këtyre, Isufi kishte mbajtur edhe kurse profesionale për dizajn mode.

Po ashtu, Isufi dhe viktima janë kurorëzuar së bashku në vitin 2016./Sinjali/

PROMO

Nga Rubrika