Strategjia e Kurtit: Opozita në defansivë dhe Osmani jashtë loje?

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka ngritur alarmin mbi situatën politike në Kosovë, duke theksuar se opozita aktualisht nuk ka një agjendë të qartë dhe se është e detyruar të ndjekë agjendën e Albin Kurtit.

“Situata është e ndërlikuar, pasi përgjegjësia bie mbi të dyja palët. Opozita nuk ka një plan të qartë dhe është e detyruar të veprojë sipas udhëzimeve të Kurtit,” tha ai në një intervistë për Gazetën Blic.

Tahiri theksoi se strategjia e Kurtit është e menduar mirë, me qëllim që ta vendosë opozitën në një pozicion defanziv dhe të pengojë Vjosa Osmanin nga garat për presidencë.

Ai theksoi se qëllimi kryesor i Kurtit është të mos e lejojë Osmanin të validësohet si kandidate, duke shmangur kështu zgjedhjet që mund të dëmtonin Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ky është një plan i qartë dhe strategjik, që synon të na bëjë pjesë të lojës, ndërsa populli na sheh si përgjegjës për situatën,” shprehu ai, duke theksuar se opozita duhet të ketë një qëndrim të qartë.

Tahiri gjithashtu theksoi se përgjegjësia për krizën politike bie mbi shumicën parlamentare, e cila duhet të marrë masa për të zgjidhur çështjet e rëndësishme të vendit.

“Kosova përballet me tri probleme kryesore që lidhen me presidencën: marrëdhëniet me Serbinë, rolin strategjik të presidentit në NATO dhe Këshillin e Evropës, dhe mungesën e një lideri që mund të sjellë unitet,” tha ai.

“Këto tri atribute i kishte Ramush Haradinaj, dhe është e pakuptimtë që nuk është propozuar një kandidaturë e tillë. Tani, përgjegjësia është te shumica që ka votat më shumë,” përfundoi ai.

Nga Rubrika