Sulm në zemër, 33 kilogram minus, dhe….ja çfarë i ndodhi të moshuares zvicrrane pas mashtrimit të Loredanes

Gjithçka nisi me humbjen e rreth 700 mijë frangave zvicerane në vitin 2019, një skemë mashtrimi pas së cilës thuhej se qëndronin reperja Loredana dhe vëllai i saj.

Kjo ngjarje e la çiftin nga Valais në një gjendje të rëndë ekonomike, duke i detyruar të jetojnë në kufijtë e mbijetesës, me vështirësi edhe për të paguar qiranë e shtëpisë. Por shkatërrimi nuk ishte vetëm financiar.

Ngarkesa e vazhdueshme psikologjike u përkthye në një rënie drastike fizike. Nga stresi i këtij mashtrimi, pesha trupore e Patricias ra në vetëm 33 kilogramë. Pasojat nuk u ndalën me kaq, pasi në tetor të vitit 2022, ajo pësoi edhe një sulm në zemër, një ngjarje kritike që e lidh drejtpërdrejt me atë traumë.

Pesë vite pas kësaj stuhie, erdhi një kthesë e papritur. Patricia dhe Loredana u takuan sërish ballë për ballë.

Takimi u realizua në kuadër të një dokumentari, ku 59-vjeçarja u ftua në Gjermani për xhirime.

Për tre ditë qëndrim, asaj iu mbuluan shpenzimet e udhëtimit dhe u pagua 3,000 euro. Gjatë kësaj përballjeje, Loredana e pranoi fajin dhe e përshkroi veten si autore të veprës, një hap që e ndihmoi Patrician të gjente pak paqe.

Megjithatë, një pjesë e plagës mbetet e hapur. Ndërsa Loredana ka kthyer pjesën e saj, paratë që iu dhanë vëllait të saj mbeten ende të zhdukura. Sipas Patricias, ai fshihet diku në Kosovë, duke i lënë autoritetet zvicerane me duar të lidhura, ndërsa pajtimi me të është i pamundur.

Sot, jeta e çiftit është kthyer pak a shumë në normalitet.

Por raporti mes saj dhe reperes mbetet i ftohtë. Pasi dokumentari u transmetua, sipas Petras, Loredana nuk iu përgjigj më mesazheve, duke u mjaftuar me një urim të thatë për Krishtlindje.

Shenjat e kësaj historie, pavarësisht kohës, nuk do të fshihen asnjëherë. /Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika