Web Analytics
E martë, 16 Shtator, 2025
11.7 C
Pristina

Sulmi i papritur ndaj Rasim Avdylit: Tiktokeri përjeton një ngjarje traumatike në Gjermani

Është publikuar një video ku shfaqet momenti kur tiktokeri i njohur Rasim Avdyli sulmohet brutalisht nga tre persona brenda një WC-je publike në Gjermani.

Në pamjet e rënda, Rasimi shihet i pambrojtur teksa fillon të mbrohet. Videoja është bërë virale në rrjete sociale, duke ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit dhe opinioni publik.

Rasim Avdyli, i njohur për përmbajtjet e tij satirike dhe humoristike, ka tërhequr vëmendjen e mijëra ndjekësve në TikTok. Ngjarja e fundit ka shpërthyer një valë reagimesh, me shumë ndjekës që shprehin brengë për gjendjen e tij fizike dhe emocionale pas incidentit të dhunshëm.

Pjesë të videos tregojnë se Rrahimi përballet me sulmuesit, të cilët, në vend që të diskutojnë, e sulmojnë atë papritur.

PROMO

Nga Rubrika