Sunny Hill Festival: Biletat po shiten me shpejtësi, vetëm 10% mbeten të disponueshme

Entuziazmi për edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival është në kulmin e tij, me organizatorët që njoftojnë se 90 për qind e biletave janë shitur tashmë.

Me vetëm gjashtë ditë deri në fillimin e ngjarjes më të madhe muzikore në Kosovë, mbeten në dispozicion vetëm 10 për qind e biletave, duke e bërë festivalin shumë të afërt me statusin “sold out”.

Organizatorët kanë publikuar një video në llogarinë e tyre zyrtare, duke ftuar të gjithë ata që nuk e kanë siguruar ende biletën, të veprojnë shpejt, pasi numri i biletave të mbetura është shumë i kufizuar.

Videoja shoqërohet me ritmet e hitit “Last Friday Night” të Katy Perryt, një zgjedhje simbolike, pasi ajo është një nga emrat kryesorë të festivalit të këtij viti.

Katy Perry do të performojë në natën e parë të festivalit, ndërsa natën e dytë do të argëtojë publiku këngëtari skocez Lewis Capaldi. Mbyllja spektakolare do t’i besohet DJ-it dhe producentit të njohur botëror Martin Garrix, i cili do të ngjitet në skenë në natën e tretë.

Interesimi i jashtëzakonshëm nga publiku vendas dhe ai ndërkombëtar tregon se ky edicion i Sunny Hill Festival do të zhvillohet para një audience të tejmbushur, duke konfirmuar statusin e tij si një nga festivalet më të mëdha muzikore në rajon.

Nga Rubrika