Web Analytics

Sveçla: Ka përfunduar koha e pandëshkueshmërisë për kriminelët në veri të Kosovës

Botuar nga: InfoKosova

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke komentuar situatën e krijuar ditëve të fundit në veri të Kosovës, ka theksuar se “pandëshkueshmëria e kriminelëve në atë zonë ka përfunduar”.

Sveçla thotë se përgjigja e institucioneve të Kosovës ndaj këtyre kriminelëve do të jetë e shpejte e drejtë dhe e pakompromis.

Shumica prej organizatore edhe prej dhunuesve të drejtë për drejt të ligjit janë të njohur për policisë e Kosovës dhe për AKI-në.

Po punojmë jo vetëm në identifikimin e tyre, po edhe shkallën e fajësisë dhe lokacionin e tyre. Dhe unë lirisht mund të them se koha e pandëshkueshmërinë për kriminelët në këtë zonë (veri të Kosovës) ka përfunduar.

Përgjigja e institucioneve të Republikës së Kosovës do të jetë e shpejtë.

Do të jetë e drejtë dhe e pakompromis.

Cilido që shkel ligjin, cilido që rrezikon zyrtarët policor, qytetarët, mediat, por edhe pjesëtarët e misioneve ndërkombëtare do të vihet para ligjit”, ka thënë Sveçla, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Ministri ka përmendur disa nga veprimet që janë ndërmarrë ndaj shkelësve të ligjit, por, ai ka theksuar se Policia e Kosovës, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të ndalen pa përfunduar të gjithë kriminelët prapa grilave.

“Tash ju jeni dëshmitarë që Policia Kosovës ndërmerr arrestime, dërgon raste për në Prokurori.

Ka raste kur ju vazhdohet paraburgimi, ka raste kur tash jemi të gatshëm për procese gjyqësore.

Por besoj që nuk është e mjaftueshme përderisa se kemi secilin kriminel të cilës do kohë, qoftë kohës së luftës, qoftë kohës pas luftës apo edhe kohëve të fundit nuk përfundon prapa grilave duke dhënë përgjegjësi për krimet e tyre as PK-ja, jam AKI-ja as MPB-ja nuk do të ndalen”, ka theksuar Sveçla. /Dukagjini/

Të FUNDIT