Web Analytics
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026
2.7 C
Pristina

“Tash s’kam arsye për vese të këqija”, Besi ‘godet’ rënd Xhensilen në këngën e re

Aktori dhe këngëtari Bes Kallaku ka rikthyer vëmendjen e publikut me projektin e tij më të fundit muzikor, një këngë që tingëllon si një rrëfim i hapur për periudhat më të vështira të jetës së tij personale dhe profesionale.

Me publikimin e këngës së tij të re, rrjetet sociale janë mbushur me komente dhe spekulime.

Disa vargje janë interpretuar si mesazhe të koduara për ish-bashkëshorten e tij, këngëtaren Xhensila Myrtezaj, duke ngjallur kureshtje të madhe tek ndjekësit e tij.

Një nga frazat më të diskutueshme është: “Janë thonë ça s’janë thonë por hiç s’i përfilli / Se mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”.

Publiku e ka interpretuar këtë si një thumb të hapur për të shkuarën e tij sentimentale, duke e lidhur me ndarjen e tij të bujshme.

Në këtë këngë, Besi gjithashtu prek periudhën e heshtjes së tij pas ndarjes, duke shprehur se: “Unë nuk fola vet por lash kohën që të fliste”.

Kjo frazë tregon një reflektim të thellë mbi pasojat e vendimeve të tij dhe ndjenjat e tij të brendshme.

Megjithatë, projekti muzikor nuk është vetëm një shprehje dhimbjeje; ai gjithashtu mbart një mesazh shprese.

Besi rikujton fillimet e tij si 17-vjeçar, kur përballej me vështirësi të mëdha dhe madje flinte nëpër stola, përpara se të arrinte suksesin.

Në një varg tjetër, ai thekson ndryshimin personal: “Tash nuk kam arsye as me pas mo vese t’kqija”, duke sugjeruar se ai ka arritur një fazë të re, më të qetë dhe më të pjekur në jetën e tij, pas përvojave të vështira.

Një detaj intriguese është vargu: “At njeri që s’ta pret menja, Zot afër ma ka pru”, që për shumë ndjekës sugjeron praninë e një personi të ri në jetën e tij, ose një mbështetje të papritur në momentet më të errëta.

Teksa publikoi këngën në rrjetet sociale, Bes Kallaku e shoqëroi me një mesazh të gjatë dhe emocional, ku theksoi: “Ky rrëfim është e vërteta ime.

U shkrua në ditët ku, ndonëse fjalët peshonin rëndë, unë zgjodha të hesht; e ku heshtja ime më ktheu në fajtorin e asaj historie… Ky rrëfim është për të gjithë ne, që kryqëzohemi, baltosemi dhe gjykohemi pa mëshirë… por serish ngrihemi.”

Nga Rubrika