Artistja e njohur shqiptare, Tayna, vazhdon të befasojë me sukseset e saj të jashtzakonshme në industrinë muzikore.
Pas lansimit të albumit të saj më të ri, titulluar “Genesis”, më 8 maj, ajo ka arritur të krijojë një impakt të jashtëzakonshëm, duke u renditur menjëherë mes hiteve më të njohura të vitit. Ky projekt i ri e konfirmon edhe një herë statusin e saj si një nga yjet më të kërkuara në skenën muzikore.
Albumi “Genesis” ka marrë një pritje të jashtëzakonshme nga publiku që nga dita e parë e publikimit. Këngët e tij po dëgjohen masivisht, duke u bërë një pjesë e rëndësishme e listave të preferencave të ndjekësve të saj. Statistikat e fundit tregojnë se albumi ka arritur mbi 10.7 milionë dëgjime në platformën Spotify, një shifër mbresëlënëse për çdo artist.

Një tjetër arritje e rëndësishme për Tayna është numri i dëgjuesve të saj në Spotify, ku ajo ka grumbulluar plot 3.9 milionë dëgjues muzikorë brenda një muaji. Ky rekord tregon se artistja ka një shtrirje të gjerë dhe një popullaritet në rritje në tregun muzikor ndërkombëtar.

Me më shumë se 347,948 ndjekës në Spotify, Tayna ka arritur të krijojë një bazë të fortë fansash. Qytetet me dëgjuesit më të shumtë përfshijnë Athinën, Stambollin, Frankfurtin, Bonin dhe Shtutgartin, duke dëshmuar se muzika e saj ka arritur të prekë zemrat e shumë njerëzve anembanë botës.
Me një fillim kaq të suksesshëm dhe mbështetje të madhe nga fansat, albumi “Genesis” pritet të mbetet gjatë në krye të klasifikimeve muzikore. Kjo është një tjetër arritje e rëndësishme në karrierën e saj, që tregon se Tayna është një forcë e pandalshme në muzikë.
