Tayna ka “pushtuar” sërish rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit.
Reperja e njohur ka publikuar disa fotografi të reja, ku shfaqet plot stil dhe vetëbesim, duke marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
E veshur me një outfit që i theksonte linjat trupore, Tayna ka bërë që komentet dhe pëlqimet të shpërthejnë brenda pak minutash.
Fansat nuk kanë kursyer komplimentet për dukjen e saj, duke e cilësuar si një nga artistet më atraktive të momentit.
Format trupore të artistes kanë qenë kryefjala e postimit, ndërsa poza dhe paraqitja e saj kanë bërë që fotografitë të shpërndahen me shpejtësi nëpër rrjete sociale.
Tayna vazhdon të dëshmojë se përveç muzikës, di gjithmonë si të marrë vëmendjen edhe me stilin dhe paraqitjet e saj unike./InfoKosova/
