Dita nisi sot me raportimet e heqjes së “follow” në rrjetet sociale nga Sara Hoxha dhe Erik Fullani, një zhvillim që pason disa javë të mbushura me thashetheme për një krizë të thellë.
Ndonëse hera e fundit që dyshja u pa bashkë në publik ishte në fund të muajit shkurt, prapaskenat duket se janë plot me lëvizje.
Zërat lart e poshtë kanë bërë të ditur se ata prej disa muajsh janë në një raport me ulje-ngritje, por asnjëherë në një ndarje tipike e përfundimtare.
Kjo pasi asnjëherë nuk e kishin shkëputur në tërësi kontaktin mes tyre.
Miq të afërt me dyshen u shprehën për Prive By Liberta Spahiu se nuk do të ishte aspak çudi sikur t’i shihnim të bëhen bashkë prapë.
Madje, dëshmitarë okularë kanë treguar se i kanë pikasur javën e shkuar duke drekuar në Tiranë.
