Web Analytics
E shtunë, 22 Qershor, 2024
30.7 C
Pristina

Të paktën 21 të vrarë në një sulm të ri në Rafah

Rreth 21 palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në sulmet e reja izraelite në një zonë tendash në perëndim të Rafah, kanë thënë zyrtarët palestinezë shëndetësorë.

Sulmet kishin në shënjestër tendat e familjeve të zhvendosura në zonën e caktuar humanitare në Mawasi në perëndim të Rafahut, thanë mjekët dhe banorët për reuters.

Të paktën 12 nga të vrarët ishin gra, thanë zyrtarët mjekësorë, shkruan skynews.

Ai vjen pasi sulmet izraelite në Rafah vranë të paktën 16 palestinezë, ndërsa banorët raportuan një përshkallëzim të luftimeve në qytetin jugor të Gazës.

Këto sulme u zhvilluan në të njëjtën zonë ku Izraeli shënjestroi atë që tha se ishte një kompleks i Hamasit të dielën mbrëma – në një sulm që ndezi një zjarr në një kamp të palestinezëve të zhvendosur dhe vrau të paktën 45 njerëz.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar qeverisë Izraelite të shmang sulmet në Rafah, por që ka hasur në vesh të shurdhër.

Shiko Videon:

Nga rubrika