Web Analytics

Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, policia ndalon dy persona

Botuar nga: InfoKosova

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar ditën e premte në fshatin Sllakovc të Vushtrrisë.

Lidhur me rastin, policia ka ndaluar dy persona.

“Fshati Sllakovc, Vushtrri 12.04.2024 – 19:33. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kishin shtënë disa herë në ajër me armë zjarri. Gjatë kontrollit, te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: dy pistoletë dhe 14 fishekë 9 mm me dy karikatorë, ndërsa në vend të ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja”, bëhet e ditur në njoftim.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen, rasti shkon në procedurë të rregullt./Telegrafi/

Të FUNDIT