Web Analytics

Tea e akuzoi se e ka kërcënuar, vjen reagimi i papritur nga Kiara

Botuar nga: InfoKosova

Ish-banorja e “Big Brother VIP” Tea Trifoni ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme në “Më lër të flas”.

Ajo ka akuzuar Kiarën se e ka kërcënuar me jetë bashkë me burrin e tezes, i cili sipas saj punon në Ministri.

“Te dera e Topit më kanë kërcënuar, Kiara me burrin e tezes, kunatin e saj, a familjarin, më tha do të të vras je kështu je ashtu, është punonjës ministrie ai tjetri.

Më thanë që është burri i tezes së saj. I thashë thjesht që hajde, por ai iku.

Njerëzit janë shumë ndryshe mbrapa skene, Kiara nuk thotë asgjë para kamerave, por kur fiken çfarë nuk thotë, shan etj.

Kam folur me produksionin, me Kiarën jo, ajo nuk u ftua në një prime prej kësaj gjëje. Më thanë bëje publike.”- tha Tea.

Lidhur me këtë akuzë foli edhe Kiara e cila ishte e ftuar pas saj në emision.

Ajo e mohoi me vendosmëri duke thënë se shumë personazhe gënjejnë për vëmendje.

“Nuk është e vërtetë.

Prodhohen shumë lajme, ka dhe shumë personazhe që nuk e di për çfarë e bëjnë, ndoshta për vëmendje, por nuk ka kërcënuar kurrë, është shumë e shëmtuar.”

Të FUNDIT