Pas njoftimit për eliminimin e Livias nga shtëpia e “Big Brother VIP”, situata është tensionuar ndjeshëm nga Rogerti, i cili ka reaguar me shumë ashpërsi ndaj formatit dhe drejtuesit të emisionit, Ledion Liço.
Teksa ecte nëpër korridoret e shtëpisë dhe drejtohej për në dhomën e ndenjes i rrethuar nga banorët e tjerë, ai ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij duke hedhur akuza se në atë shtëpi mbijeton vetëm ai që “fle gjumë”.
Ai pretendoi hapur se kishte të tjerë banorë që duhej të linin shtëpinë përpara Livias.
Në ekran, moderatori Ledion Liço u shfaq duke e dëgjuar në heshtje dhe pa bërë asnjë koment, teksa Rogerti i drejtohej atij me tone të larta.
Kjo është deklarata e plotë e shpërthimit të Rogertit:
“U dashka me fjet gjumë mo Ledion! Më mirë po flejmë gjumë deri në orën 5, edhe s’po merrem as fare as me debate, as me asnjë gjë.
A kupton? Se këtu vëlla ka të tjerë që duhet të dalin para Livias, por ky është sistemi.
Se çfarë sistemi është krijuar këtu vëlla nuk e kuptoj.
Por megjithatë këtu do jemi e do ta shohim edhe si funksionon kjo gjë, se po na testoni në limite total si njerëz.
Këtu mo shoku jem, këtu mo shoku jem u dashka me fjet gjumë mo vëllai jem, edhe mirupafshim!”
Gjatë gjithë fjalimit të tij të tensionuar, ai përdori xheste të forta me duar, duke treguar qartë acarimin maksimal me këtë vendim që solli largimin e banores.
