Tensioni i rremë në emisionin e njohur: Joz Marku dhe Shpëtim Desku përballen në skenë

Një ngjarje e papritur në emisionin “N’Kosovë Show” ka bërë që shikuesit të mbeten të habitur nga dinamika mes Joz Markut dhe moderatorit Shpëtim Desku.

Gjatë një interviste, ish-banori i “Big Brother VIP Albania 4” u përball me një situatë që dukej se po shkonte drejt një debati të ashpër, duke tërhequr vëmendjen e publikut.

Joz Marku, i njohur për karakterin e tij të fortë, iu drejtua moderatorit me një ton të vendosur: “Zotëti, je tu më acaru, je tu mkalu në tjetër…po kaloj në nervozizëm”.

Shpëtim Desku, i cili nuk mbeti pas, i përgjigjej me një pyetje provokuese: “Mendon se po më tut mu?”, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.

Pas këtyre fjalëve, të dy u ngritën nga vendet e tyre dhe u afruan ballë për ballë, duke shkëmbyer disa fjalë që dukeshin si një përballje e vërtetë.

Megjithatë, pas këtij momenti dramatik, u zbulua se gjithçka ishte një skenë e planifikuar, e cila nuk kishte lidhje me ndonjë konflikt real mes dy protagonistëve.

Pas sqarimeve, situata u qetësua, duke bërë që publiku të kuptojë se ishte një shaka e organizuar, e cila kishte për qëllim të krijonte një atmosferë emocionuese në emision.

Videoja e këtij momenti ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke shkaktuar reagime të ndryshme nga ndjekësit, para se të sqarohej se gjithçka ishte një lojë e planifikuar nga ata që ishin në skenë.

Nga Rubrika