Tërbohen’ fansat e Megan Fox me setin e ri fotografik të aktores, shfaqet më joshëse se kurrë

Megan Fox vazhdon të tërheqë vëmendjen pas rikthimit të saj në “Instagram”, këtë herë me një set të ri fotosh.

Aktorja e njohur nga “Transformers” ka publikuar një seri imazhesh që e paraqesin atë më seksi se kurrë, duke shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit e saj.

Në fotosetin e saj, Fox, e cila do të mbushë 40 vjeç pas disa javësh, shtrihet mbi dyshemenë e studios, duke shkruar një mesazh intriguese për ndjekësit e saj.

“Dashuria ishte përbindëshi më i egër”, shkruan ajo, me mediat që spekulojnë se i referohet marrëdhënies së saj të komplikuar me ish-partnerin Machine Gun Kelly.

Reagimi i tij ishte i menjëhershëm, duke shkruar: “I lumtur që kemi një fëmijë”, duke iu referuar vajzës së tyre, Saga Blade, e lindur në mars 2025.

Ky është postimi i dytë i Megan Fox që nga rikthimi i saj në “Instagram” pas një mungese prej gati një viti, gjatë së cilës ajo kishte fshirë tërësisht llogarinë e saj.

Pas anulimit të fejesës me Machine Gun Kelly në vitin 2024, Fox dhe ai vazhdojnë të kujdesen për vajzën e tyre, si dhe për tre djemtë e saj nga martesa e saj e mëparshme me Brian Austin Green.

Me këtë set të ri fotografik, Megan Fox jo vetëm që rikthen vëmendjen në jetën e saj personale, por gjithashtu ngjall kuriozitet për të ardhmen e saj artistike dhe marrëdhëniet e saj me ish-partnerët.

Nga Rubrika