Thyhet heshtja! Pas puthjes së bujshme në Paris, Ledri dhe Xhensila dalin me të njëjtin njoftim!

Prej disa ditësh, rrjeti po “zien” nga një video virale ku dy këngëtarët e njohur, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj, u kapën mat duke shkëmbyer një puthje pasionante në buzë në një club në Paris.

Pas publikimit të atyre pamjeve, dyshja zgjodhi heshtjen absolute, duke mos bërë asnjë reagim, sqarim apo qoftë edhe një postim të thjeshtë në rrjetet e tyre sociale.

Por, kjo “zhdukje” virtuale ka përfunduar ditën e sotme… dhe rikthimi i tyre ka ndodhur në mënyrë të sinkronizuar!

Të dy artistët kanë thyer heshtjen duke bërë saktësisht të njëjtin paralajmërim për ndjekësit e tyre.

Siç shihet në postimet e publikuara (të ndara edhe nga kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja), Ledri dhe Xhensila do të jenë të ftuarit specialë për të performuar në qytetin e Elbasanit më 13 Mars, pikërisht për koncertin e madh të “Natës së Verës”, një ditë para festës tradicionale të Ditës së Verës.

Ky njoftim ka ndezur menjëherë radarin e ndjekësve dhe mediave rozë.

Fakti që dalja e tyre e parë publike (dhe rikthimi në rrjetet sociale) pas skandalit të Parisit i bën bashkë në të njëjtin qytet dhe të njëjtin event, ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin.

Tashmë të gjithë sytë do të jenë në Elbasan për të parë nëse dyshja do të kenë një performancë të përbashkët apo do të shkëmbejnë ndonjë moment në skenë!

Nga Rubrika