Web Analytics
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
0.8 C
Pristina

Tiktokeren Sauda Muça e rrahin në mes të Tiranës, i bëjnë video dhe e hedhin në TikTok

TikTokerja Suada Muça është bërë objekt i një sulmi të dhun.shëm në Tiranë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer vëmendjen te pasojat e konfliktit në rrjetet sociale.

Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, sipas burimeve jozyrtare, përfshin disa vajza që dyshohet se kanë vepruar në formë hakmarrjeje ndaj Muçës.

Aktualisht, policia nuk ka dhënë një reagim zyrtar mbi identitetin e autorëve, por hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Konflikti mes Suada Muçës dhe disa individëve të tjerë ka filluar për shkak të disa postimeve dhe deklaratave fyese të publikuara nga ajo në rrjetet sociale, veçanërisht ndaj Xhemal Ukës, i njohur me nofkën “Fire”. Këto përplasje virtuale janë identifikuar si shkaku kryesor që çoi në përshkallëzimin e situatës në dhunë fizike.

Kjo situatë ka ngritur alarmin mbi rrezikun e konflikteve që lindin në rrjetet sociale, të cilat shpesh përfundojnë në akte të rënda dhune në jetën reale. Çfarë mund të mësojmë nga kjo ngjarje dhe si mund të parandalohet përshkallëzimi i konflikteve në të ardhmen?

Videon e gjeni me poshte:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mega News Albania (@meganews.al)

Nga Rubrika