Web Analytics
E enjte, 4 Dhjetor, 2025
10.5 C
Pristina

Toney e Benita nuk po i ndahen njëri-tjetrit, qëndrojnë me duar të kapura (VIDEO)

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, raporti mes Toney dhe Benitës po bëhet çdo ditë e më i afërt, duke u kthyer në një nga dinamikat më të komentuara të momentit.

Dyshja po kalon shumë kohë së bashku, ndërsa sonte kanë tërhequr vëmendje me një tjetër moment të ëmbël.

Teksa ndodheshin në oborr, ata janë parë të përqafuar dhe duke qëndruar të kapur dorë për dore, duke shtuar kështu thashethemet për një lidhje të mundshme mes tyre.

Ky gjest i ngrohtë ka bërë që rrjetet sociale të “zien” me komente – disa fansa mendojnë se mes tyre po lind diçka më shumë se miqësi, ndërsa të tjerë janë të bindur se afrimiteti i tyre është pjesë e lojës së Toney-t, i cili njihet për karizmën dhe afërsinë që krijon me banorët.

Megjithatë, pamjet flasin vetë: Toney dhe Benita nuk po i ndahen njëri-tjetrit, e kimia mes tyre po bëhet gjithnjë e më e dukshme.

Rrëfimet, komplimentet dhe tani edhe duart e kapura – publiku po i sheh si sinjale të qarta se ky raport ka potencial të shndërrohet në një nga historitë më të përfolura të këtij edicioni.

Mbetet për t’u parë se si do të evoluojë kjo marrëdhënie në ditët në vijim.

Nga Rubrika