Web Analytics
E enjte, 6 Nëntor, 2025
9.7 C
Pristina

Tragjedi në Tetovë: Raportohet se gjendet e vdekur një 25-vjeçare nga Kosova

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçareje nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, derisa dyshimet e para janë për vrasje, por nuk përjashtohen variantet e tjera.

Trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarë të rastit pas tregut të gjelbër në Tetovë, raporton AlsatMk.

Policia dhe Prokurori Publik janë në vendngjarje duke kryer hetimet.

Nga Rubrika