Tragjedia e familjes Radogoshi: Ndërron jetë Floranta, motra e njohur e Qumilit

Një lajm i hidhur ka tronditur publikun shqiptar, pasi Floranta Radogoshi, motra e aktorit të njohur Sevdai Radogoshi, i njohur si Qumili, ka ndërruar jetë.

Vëllai i të ndjerës, Halil Radogoshi, ka ndarë këtë lajmi tragjik përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, duke shprehur dhimbjen e tij të thellë për humbjen e motrës së tij të dashur.

Halili ka publikuar gjithashtu një fotografi të bukur të Florantës, duke e kujtuar atë si një person të dashur dhe të paharruar për familjen dhe miqtë e saj.

“Me dhimbje të thellë dhe zemër të pikëlluar ju njoftojmë se ka ndërruar jetë motra jonë e dashur Floranta Radogoshi!”, ka shkruar ai në postimin e tij, duke prekur zemrat e shumë njerëzve.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se detajet lidhur me ceremoninë e varrimit do të publikohen në një moment të dytë, duke lënë të kuptohet se familja është ende në procesin e përgatitjeve.

“Për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do t’ju njoftojim në vijim!”, ka shtuar ai, duke treguar se ndihma dhe mbështetja e miqve dhe të afërmve është e nevojshme në këto momente të vështira.

Pas këtij njoftimi, shumë njerëz kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale, duke ofruar mbështetje për familjen Radogoshi dhe duke ndarë kujtime të bukura për Florantën.

Nga Rubrika