I gjithë opinioni publik është tronditur thellësisht nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-banorit të “Big Brother VIP Kosova 3” dhe TikTokerit të njohur, Laurent Krasniqi.
Laurenti, një figurë e dashur për shumë, u nda nga jeta pas një aksidenti të rëndë me motor, duke lënë pas një boshllëk të madh në zemrat e familjarëve, miqve dhe ndjekësve të tij. Ky lajm i hidhur ka shokuar të gjithë ata që e njihnin dhe e ndiqnin në rrjetet sociale.
Popullariteti i Laurentit në rrjetet sociale ishte i jashtëzakonshëm, dhe eksperienca e tij në shtëpinë më të famshme në Kosovë e bëri atë një personazh të njohur dhe të dashur për publikun shqiptar. Natyra e tij e çiltër dhe pozitiviteti që ai shpërndante do të mbeten gjithmonë në kujtesën e të gjithëve.
Pas lajmit të trishtueshëm, ish-banorët e BBVK-së kanë shprehur tronditjen e tyre përmes mesazheve prekëse në rrjetet sociale, duke reflektuar dhimbjen dhe humbjen e madhe që ndjejnë për mikun e tyre.
Edi (Eduart Kuçi) ka ndarë një fotografi të Laurentit në “Instastory”, duke shprehur ndjenjat e tij të thella me fjalët: “Jam pa fjalë, shoku jem ishallah në xhenet.”

Screenshot
Iliriana Sadriu gjithashtu ka reaguar me trishtim, duke shkruar: “S’po muj me besu 😭 Allahu e mëshiroftë e ngushëllime gjithë familjes 😭🤲🏻”. Këto fjalë pasqyrojnë dhimbjen e thellë që ndjejnë ata që e njihnin Laurentin.
Xheneta Fetahu ka ndarë një dedikim emocionues, duke shkruar: “Me dhimbje të madhe në zemër po i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së shokut tim, Laurentit. Laurent, largimi yt më ka prekur thellë… Unë nuk kam me t’i harruar kurrë të mirat që m’i ke bërë, sidomos në ditën time më të keqe…”
Reagimet e dhimbshme vazhdojnë të vijnë nga figura publike, miq dhe ndjekës të shumtë, të cilët po i qëndrojnë pranë familjes Krasniqi në këtë periudhë të vështirë. Gresa Gashi gjithashtu ka shprehur dhimbjen e saj, duke thënë: “M’a kpute shpirtin o Laurent.”
Mesazhet e ngushëllimit janë të panumërta, duke dëshmuar se sa shumë e donin dhe e respektonin ata që e njihnin. U prehtë në paqe, Laurent!

