Tragjedia ka goditur botën e bukurisë, pasi Miss Austria, Lucija Shisgiq, ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur në moshën vetëm 22-vjeçare.
Lajmi i hidhur ka tronditur shumë, duke u raportuar nga të gjitha mediat austriake. Familjarët dhe miqtë e saj i kanë thënë lamtumirën me dhimbje Lucijas, e cila jetonte në Vjenë dhe kishte një jetë plot ëndrra dhe aspirata.
Lucija, e cila kishte origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina, lindi dhe u rrit në Vjenë. Ajo gjithmonë e theksonte lidhjen e saj të fortë me vendlindjen e prindërve të saj, Bosanska Posavina, duke e mbajtur atë në zemër, pavarësisht se jetonte në një vend tjetër.
Pas fitimit të titullit Miss Austria, ajo zbuloi se vuante nga një defekt i rëndë në zemër, një problem shëndetësor që e kishte shoqëruar gjatë gjithë jetës së saj. Kjo e bëri atë të reflektonte mbi fëmijërinë e saj dhe sfidat që kishte kaluar.
“Javët sportive u mbajtën pa mua. Fëmijëria ime ishte thjesht ndryshe, por më bëri edhe më të fortë,” kishte thënë ajo, duke treguar forcën e saj përballë vështirësive.
Një humbje e madhe për botën e modës dhe për ata që e njohën dhe e donin. Lucija do të kujtohet për bukurinë e saj, si dhe për forcën dhe guximin që tregoi në përballjen me sfidat shëndetësore.