Një ngjarje e dhimbshme ka tronditur familjen e njohur të Ardit Gjebreas, pasi nënë e bashkëshortes së tij, Anilës, ka ndërruar jetë.
Ky lajm i trishtë është bërë publik nga vetë Arditi përmes një postimi në Instagram, ku ai ka njoftuar të afërmit dhe miqtë për ceremoninë e përcjelljes dhe oraret e pritjes për ngushëllime.
“Me trishtim njoftoj që mamaja e Anilës, ndërroi jetë. Përcjellja do të bëhet sot në orën 2pm nga Alba 2000, shtëpia e funeralit tek Rruga e Durrësit. Pritja do të jetë ditën e shtunë dhe të dielë, në orën 10.00-13.00 dhe pasdite 5pm.-8pm”, ka shkruar moderatori i njohur.

Siç është njoftuar, ceremonia e përcjelljes do të zhvillohet sot në orën 14:00 nga shtëpia funerale “Alba 2000”, e cila ndodhet në Rrugën e Durrësit.
Familja e Anilës do të presë vizita ngushëllimi gjatë fundjavës, konkretisht të shtunën dhe të dielën, nga ora 10:00 deri në 13:00 dhe nga ora 17:00 deri në 20:00.