Travis Barker zbulon fjalët e fundit që i tha nëna – një fjali ia ndryshoi gjithë jetën

Travis Barker ka ndarë një nga kujtimet më të dhimbshme të jetës së tij: bisedën e fundit me nënën vetëm pak para se ajo të ndërronte jetë.

Bateristi i Blink-182 ishte vetëm adoleshent kur nëna e tij, Gloria, u sëmur rëndë.

Ajo ndërroi jetë më 3 shtator 1990, vetëm një ditë para se Travis të fillonte shkollën e mesme.

Barker tregoi se arriti të shkonte tek ajo në ditën kur vdiq.

Në atë moment nëna i dha një porosi që ai sot e konsideron vendimtare për gjithë jetën: të ndiqte muzikën.

Travis tha se nuk e kishte kuptuar se ato do të ishin fjalët e saj të fundit.

Ditën pas vdekjes së saj, ai shkoi në shkollë dhe provoi të hynte në grupin muzikor.

Që nga ai moment, sipas tij, fokusi u bë absolut: bateria dhe muzika.

Sot, pas dekadash suksesi global, Barker thotë se vazhdon ta ndiejë praninë e nënës së tij dhe beson se ajo e ka udhëhequr gjatë gjithë rrugës.

Burimi:
PEOPLE – Travis Barker zbulon fjalët e fundit të nënës

Nga Rubrika