Një valë protestash po përshkon diasporën shqiptare, me qëllim mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, të cilët përballen me akuza të rënda në Hagë.
Platforma “Liria ka Emër” ka organizuar një sërë tubimesh në vende të ndryshme të diasporës, duke përfshirë Zvicrën, Gjermaninë dhe Kanadanë, për sot. Ndërsa, një tubim i planifikuar në Austri do të mbahet nesër.
Këto aktivitete vijnë si reagim ndaj vendimeve të fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë, ku ish-krerët e UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, janë dënuar.
Protestat e fundit në Prishtinë kanë mbledhur qindra qytetarë, duke shprehur kështu pakënaqësinë e tyre ndaj këtyre vendimeve. Një tubim tjetër u organizua edhe në mbrëmje, duke shënuar natën e tretë radhazi të protestave.
Një nga qëllimet kryesore të këtyre tubimeve është të rrisin ndërgjegjësimin mbi situatën e ish-krerëve të UÇK-së dhe të shprehin mbështetje për ta në këtë moment të vështirë.
Më poshtë janë njoftimet për tubimet e planifikuara në diasporë:



