Andi Shehi partnerja e tij, Enki, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë vetëm pak kohë më parë. Ata zgjodhën që në ditëlindjen e parë të djalit të bënin edhe një ceremoni.
Të ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, çifti i njohur ka zbuluar detaje nga dasma e tyre.
“Dasma ka qenë ëndrra ime, që e vogël e kam patur shumë qejf. Por në momentin që unë ngela shtatzënë dhe e kishim caktuar datën e fejesës, thashë se kjo do jetë dhe nuk do të bëj më. E shijuam atë”, tha Enki.
Më pas ajo tregon se kur kanë nisur përgatitjet për ditëlindjen e parë të djalit, personi që po merrej me dekorin i ka thënë ‘ju po investoni, bëni një dasmë ta keni dhe kujtim shumë të bukur’.
Të pyetur nga moderatorja e njohur nëse shkoi çdo gjë siç duhet, Enki tha:
“Pati shumë gjëra për syrin e keq.
E vetmja gjë që ne na ngeli si pishman ishte se ne nuk bëmë ato adetet tamam siç duhet.
Ne humbëm shumë kohë me djalin.
U përpoqa t’a vija në gjumë në orarin e tij të zakonshëm, dhe humbëm dy orë.
Dy orë nusja me dhëndrin hiç.
U lodhëm, u stresuam.
Mua aty një fytyrë më vinte dhe një më ikte.
I thashë Andit do qaj tani do më prishet make-up.
Por pastaj e stakova, thashë kur ti vijë gjumi”.
